RMD TECHNOLOGY
Partneri juaj për
Botën digjitale
E vendosur në Maqedoninë e Veriut, RMD Technology ofron zgjidhje të plota teknologjike për biznese dhe individë. Nga programet kompjuterike dhe pajisjet elektronike, deri te rrjetet, serverët, siguria, shërbimet e hostimit dhe sistemet me tension të ulët, ne sjellim teknologji të besueshme për t'ju mbajtur të lidhur, të mbrojtur dhe gjithmonë një hap përpara.
Sherbimet tona
Zhvillim Softuerik
Zhvillim Softuerik, Aplikacione në Web dhe Programe të personalizuara për çdo nevojë Teknologjike
Riparim & Zhvillim Hardware
Diagnostikim, riparim, përmirësime dhe ndërtime të personalizuara — nga një stacion pune i vetëm deri te rinovimi i plotë i zyrës.
Rrjeti Dixhital
Teknologji që lidh njerëzit dhe sistemet. Rrjete të fuqishme, komunikim i sigurt dhe performancë pa kufij..
Siguri Kibernetike
Auditime sigurie, testime dobësish, dhe forcim sistemesh, në mënyrë që problemet t'i gjejmë ne, jo sulmuesit.
Serverë
Vendosje serverësh, virtualizim, dhe mirëmbajtje e vazhdueshme — të përshtatura për biznesin tuaj.
Hosting
Hosting i menaxhuar për Game Servers, Web Platforma dhe Virtual Private Servers (VPS), me performancë të lartë, monitorim të vazhdueshëm dhe funksionim të qëndrueshëm online, me siguri të integruar
SI PUNOJMË
Nga telefonata e parë deri te mbështetja e vazhdueshme.
Konsultim
Fillojmë duke kuptuar problemin dhe biznesin pas tij — jo vetëm biletën e mbështetjes.
Dizajn & Ndërtim
Planifikojmë zgjidhjen, qoftë kjo një kod, një skemë rrjeti, apo ndërtim serveri, dhe pastaj e ndërtojmë.
Vendosje
E vendosim me ndërprerje minimale, duke testuar gjatë rrugës që asgjë të mos prishet ditën e Publikimit.
Monitorim & Mbështetje
Mbetemi të lidhur pas dorëzimit — duke vëzhguar, arnuar, dhe përgjigjur telefonit kur na thirrni.
Pse RMD Tech
Një partner për çdo nevojë teknologjike
Nga rrjetet dhe pajisjet deri te serverët, hosting-u dhe zgjidhjet softwerike — RMD Technology ju ofron një ekip të vetëm për të gjitha sistemet tuaja.
Zgjidhje të përshtatura për ju
Ndërtojmë teknologji sipas kërkesave të biznesit tuaj.
Performancë dhe stabilitet afatgjatë
Çdo sistem projektohet për shpejtësi, qëndrueshmëri dhe mundësi zgjerimi sipas rritjes së nevojave tuaja.
Mbështetje edhe pas instalimit
Me monitorim, mirëmbajtje dhe përmirësime të vazhdueshme, sigurohemi që teknologjia juaj të vazhdojë të funksionojë pa ndërprerje.
Çfarë Kemi Krijuar
Produkte & Publikime
Sistemi Menaxhimit Inventarit
S.M.I është një softuer-program kompjuterik i avancuar për menaxhimin e inventarit, shitjeve dhe financave në biznese të vogla dhe të mesme, si dhe markete. Sistemi POS mundëson regjistrimin e shitjeve, kontrollin e stokut, menaxhimin e produkteve dhe ndjekjen e të ardhurave dhe shpenzimeve. Vjen i gatshëm me mbështetje për printer fature, duke ofruar një zgjidhje të plotë dhe efikase për menaxhimin e përditshëm të biznesit.
comming soon
comming soon
HAPI TJETËR
Gati të forconi dhe përmirësoni sistemet tuaja?
Tel: +389 71 834 973
Email: rmdtech.mk@gmail.com
Lokacioni: Tetovo 1200, North Macedonia